Griezmann nuk e mendon aspak largimin nga Atletico Madridi
Madrid, 16 maj - Antoine Griezmann duket se nuk e mendon aspak largimin nga Atletico Madridit.
Edhe pse kërkohet nga disa klube të mëdha europiane, francezi duket se është afër rinovimit të kontratës me spanjollët.
Vet lojtari u shpreh se me Los Colchoneros është në rrugën e duhur për firmosjen e marrëveshjes së re.
25-vjeçari tha më tej se është i lumtur për atë që ka arritur me Atleticon gjatë këtij sezoni dhe se shpreson që të fitojë Champions League kundër Realit të Madridit.