Grabitet banesa e Manuel Neuer
Mynih, 15 nëntor - Grabitje në banesën e portierit të Gjermanisë dhe Bayern Mynih, Manuel Neuer.
Sipas referimeve të gazetës gjermane "Bild", disa të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e portierit nga dritarja dhe kanë mundur të vjedhin bizhuteri dhe orë që kapin një vlerë prej disa mijëra eurosh.
Lajmi është konfirmuar sot nga Policia e Bavarisë, ndërsa Manuel Neuer nuk është prononcuar po vazhdon të stërvitet me kombëtaren gjermane për ndeshjen miqësore me Hollandën që luhet sot në mbrëmje.
Nuk është hera e parë që banesat e futbollistëve bihen pre e grabitjeve që shpesh herë mbeten pa autor