Gotze: Nuk pendohem për kalimin te Bayerni
Mynich, 2 korrik - Mario Gotze flet për herë të parë rreth vendimit të marrë për tu transferuar nga Borussia e Dortmundit ku u rrit si lojtar, te kundërshtarët me të mëdhenj të skuadrës së Klopp, Bayern Mynich.
Sulmuesi gjerman, u del ballë për ballë të gjithë kritikëve, se me transferimin në Allianz Arena bëri lëvizjen e duhur.
Jam shumë entuziast për sfidën e re. Isha i bindur kur e mora këtë vendim sepse ky është një hap i madh për karrierën time.
21-vjeçari pret me padurim të nisë aventurën me trajnerin Pep Guardiola pasi ai beson se tekniku bask do të nxjerrë në pah cilësitë më të mira të të gjithë lojtarëve.
Pep është mahnitës. Ai është një njeri i thjeshtë dhe i trajton lojtarët si shokë. Besoj se do të na çojë shumë larg me filozofinë e tij. Gjithsesi, unë jam i fokusuar te ecuria ime pasi dua të rikthehem sa më shpejt në styërvitje sepse vendimin për aktivizimin tim do ta marrë trajneri.
Mediat gjermane kanë filluar të aludojnë për pozicionin e Gotzes në fushë, duke zbuluar se 21-vjeçari do të jetë Messi i Bayernit për planet e Guardiolas. Vetë lojtari lë të hapur çdo mundësi, duke theksuar se është i gatshëm të luajë në çdo pozicion që ta caktojë tekniku katalanas.