29 Dhjetor 2024

Gomez synon kontratë të re me Bayernin

Mynich, 23 shtator - Sulmuesi i Bayern Mynihut, Mario Gomez shpreson se së shpejti do ta vazhdoj kontratën me skuadrën e tij e cila i skadon në vitin 2013. Duket se e ardhmja e tij do të jetë tek Bayern Mynich.

26-të vjeçari para dy viteve erdhi nga skuadra e Stuttgartit ndërsa stinorin e kaluar përfundoi si golashënuesi më i mirë në Bundes Ligë.

Ai edhe këtë vit e filloi furishëm pasi nga gjashtë takime të zhvilluara ka shënuar tetë gola.

“Pse të kërkoj ndryshime dhe pse të mos e vazhdoj kontratën kur çdo gjë po shkon për mrekulli? Dëshiroj të vazhdoj me Bayernin dhe të mbetem këtu edhe pas skadimit të kontratës”, ka thënë Mario Gomez.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)