Gomez kërkon falje për penaltinë e humbur
Munich, 20 tetor - Sulmuesi i Bayernit, Mario Gomez, ka kërkuar falje për penaltinë e humbur në ndeshjen ndaj Napolit, e cila ka mundur ti japë fitoren Bayernit.
Më duhet ti kërkoj falje ekipit për huqjen e penaltisë. Ideja ime ishte mesi i golit, por disi e dërgova në anën e djathtë.
Por, përkundër këtij fakti, ne kemi pasur shumë raste për ta fituar takimin. Në fund të takimit ne jemi larguar me një pikë, tepër të pa kënaqur pasi kemi mundur të fitojmë. Ne duhet ta mposhtim Napolin në shtëpi, ashtu si Villarrealin, theksoi Gomez.