Goli më i bukur, Nejmar sfidon Mesin
Paris, 19 nentor - Princi i vitit 2009 ishte sulmuesi portugez, Kristiano Ronaldo. Po kush do ta fitojë këtë herë këtë titull? Kjo është pikëpyetja e madhe që qarkullon në korridoret e futbollit.
Organizata më e lartë e futbollit në botë, FIFA, bëri të njohur dje edhe listën me 10 kandidatët, të cilët do të garojnë për çmimin Pushkash 2010, trofeun i cili jepet për atë futbollist që do të realizojë golin më të bukur të vitit.
Edicioni i parë i këtij çmimi është fituar pikërisht nga portugezi, i cili nuk mund ta mbrojë titullin këtë vit.
Në garë janë Altintop, Burrous, Halenius, Mesi, Nasri, Nejmar, Roben, Çabalala, Van Bronckhorst e Yokoyama.