Gjykata i konfirmon dënimin Robinhos për përdhunimin e një shqiptareje
Milano, 11 dhjetor - Gjykata e Apelit në Milano konfirmoi dënimin e futbollistit brazilian, Robinho, me 9 vjet burg për dhunë seksuale. Ish-lojtari i Milanit, Manchester City-t apo Real Madridit u dënua në shkallën e parë në vitin 2017 për një episod që ndodhi më 22 janar të vitit 2013.
Sipas rindërtimit të ngjarjes, ai dhe disa nga miq të tij kishin shtyrë një vajzë 23-vjeçare (me origjinë shqiptare) të konsumonte alkool në një disko të njohur të kryeqendrës së Lombardisë derisa kishte mbetur pa ndjenja dhe më pas e kanë përdhunuar me radhë.
Dënimi u konfirmua gjithashtu edhe për një nga bashkëpunëtorët e Robinhos, Ricardo Falco, ndërsa katër të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje janë ende në arrati. Të dy u dënuan gjithashtu t’i paguanin 60 000 euro për viktimën.
Lajmin ku Apeli lë në fuqi dënimin ka bërë jehonë në mediat e huaja si The Sun apo Daily Mail.