Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin e Blatterit
Lozanë, 5 dhjetor - Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit Sportiv hodhi poshtë të hënën kërkesën e apelit të ish-presidentit të FIFA-s Joseph Blatter dhe la në fuqi urdhrin e FIFA-s për kufizimin e lëvizjes për 6 vjet.
Kjo do të thotë se nga 8 tetori i vitit 2015, Blatteri ndalohet të marrë pjesë në çdo aktivitet vendor apo ndërkombëtar që ka lidhje me futbollin. Krahas kësaj, Blatteri do të duhet të paguajë një gjobë prej 50 mijë frangash zvicerane.
Blatteri e apeloi vendimin e FIFA-s në muajin mars dhe dha shpjegime para panelit të arbitrazhit.
Trupi gjykues zbuloi se marrëveshja e nënshkruar në vitin 1999 mes Michel Platini-së dhe FIFA-s nuk mund të shpjegojë marrëveshjen gojore mes Blatter-it dhe Platini-së për pagesën e 1 milion franga zvicerane në vit.
Krahas këtyre, trupi gjykues zbuloi që në projektin e pensionimit të bordit drejtues të FIFA-s, Blatteri i ka dhënë Platini-së shpërblime të paligjshme, duke shkelur kodin moral të FIFA-s.