Gjobe prej 2 milione eurosh per Capirossi-n
Milano, 20 maj - Konfirmohet nga Gjykata e Larte ne Itali supergjoba prej 2 milione eurosh ndaj Loris Capirossi.
Kampioni i motoçiklizmit kishte ankimuar çeshtjen ne Gjykaten e Larte kunder akuzes per evazion fiskal te ngritur nga prokuroria e Ravenes ne 2001-shin.
Autoritetet kishin vene re se kampioni vazhdonte te jetonte ne vilen e tij ne Itali, teksa kishte deklaruar se ishte shperngulur ne Montekarlo.