23 Dhjetor 2024

Gjermania, vendin e tretë në Afrika e Jugut 2010

Johanesburg, 11 korrik - Në Kampionatin Botëror të FIFA-s 2010 në Afrikën e  Jugut kombëtarja gjermane zuri vendin e tretë.

Ekipi me trajner Joachim Löw mundi mbrëmë kombëtaren e Uruguajit me rezultatin 3:2. Golat për Gjermaninë i shënuan: Thomas Müller, Marcell Jansen dhe Sami Khedira. Löw pas lojës u shpreh i kënaqur  me  nivelin e ekipit të paraqitur në gjithë turnirin.

\"Sigurisht që kur sheh të gjitha ndeshjet, sheh se si ekipi i ri ka punuar koseguent, siç luajti edhe në lojën e fundit me besim pas humbjes së rëndë kundër Spanjës. Dhe natyrisht që ne kemi luajtur mirë në përgjithësi në sulm, kemi arritur të bëjmë shumë gola në shumë ndeshje. Për këtë jam absolutisht shumë, shumë i kënaqur\".

Trajneri Löw nuk dëshiron të thotë nëse do të vazhdojë të qëndrojë edhe në të ardhmen trajner i kombëtares gjermane. Sot zhvillohet finalja e kësaj ngjarje botërore sportive. Spanja dhe Holanda ndeshen për titullin kampion, të cilin asnjëri prej ekipeve nuk e ka marrë ndonjëherë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)