03 Maj 2024

Gjermania përgatitet për Argjentinën

Johanesburg, 2 korrik - Gjermania po përgatitet për sfiden e rëndësishme kundër Argjentines në cerekfinalet e Botërorit 2010. Skuadra e drejtuar nga Joakim Lwv u kualfikua në këtë raund të kompeticionit me të rëndesishëm botëror, duke eliminuar Anglinë, por me 3 korrik do të këtë përballë një tjetër kundershtar të fortë si formacioni i Diego Armando Maradones, që sipas teknikut gjerman është favorit për të fituar Boterorin.

\"Argjentina ka shumë forcë dhe nuk do të jetë e lehtë të gjejmë dobësinë e tyre. Për mua Argentina ishtë një nga favoritet e mëdhenj për fitoren e Kupës së Botës, që nga fillimi. Ata ndoshta janë akoma favoritët e këtij botërori, sepse kanë fituar 4 ndeshje, kanë një mbrojtje të fortë me lojtarë me eksperiencë, dhe mbi të gjitha, kanë një sulm të jashtëzkonshëm, jo vetëm Lionel Messi, por edhe të tjerët që shënojnë vazhdimisht gola\", ka bere te ditur Lwv.

Argjentina identifikohet me Lionel Mesin dhe mesfushori i Gjermanise, Bastian Svajnshtajger duket se ka gjetur receten për të ndalur talentin e futbollit boteror. \"Lionel Messi është sigurisht një lojtar që mund të driblojë përmes dy apo tre lojtarëve. Por ne do të mundohemi ta ndalojmë në mënyrë kolektive, edhe skuadra të tjera ia kanë dalë, deri tani ai nuk ka shënuar asnjë gol dhe ne duam që të mbetet kështu\", ka perfunduar Shvajnshtajger.

Gjermania dhe Argjentina u perballen edhe ne cerekfinalet e Boterorit 2006, ku gjermanet arriten të kualfikoheshin pas gjuajtjeve te 11-metershave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)