23 Dhjetor 2024

Gjermanët luajnë sot ndeshjen e parë në botërorin 2010

Johanesburg, 13 qershor - Gjermania do të bejë prezantimin e saj në Botërorin Afrika e Jugut 2010 të dielen kundër Australisë në stadiumin e Durbanit me objektivin e vetëm për të nisur me një fitore kompeticionin me të madh të futbollit.

I penalizuar nga shumë demtime perpara se të udhetonte drejt kontinentit te zi, trajneri gjerman Joachim Lev duhet t’i bejë llogarite në ketë kompeticion pa kapitenin Michaell Ballack, pa harruar këtu portierin Adler si dhe lojtare të tjerë si Rofles, Westerman apo Tresh.

Sidoqofte, Lew ka hedhur pas kraheve kete mendim dhe kerkon nga te besuarit e tij nje nisje sa me te mire me tri pike kunder Australise.

 “Eshte shume e rendesishme ta fillojme turneun me nje fitore. Sigurisht nuk do te jete e lehte, pasi Australia ka nje ekip te mire dhe nese ndodhet ketu kjo do te thote dicka. Gjithsesi, une i kam kerkuar skuadres te jape maksimumin ne fushen e lojes per te treguar forcen qe ne ndeshjen e pare. Une kam besim te te gjithe futbollistet e mi” tha Lev.

Ne mungese te Michael Ballack, shiritn e kapitenit ne kete Boteror do ta mbaje Fhillip Lahm, nderkohe qe Lev do t’i besoje mesin e fushes dyshes Bastian Shavnshtajger dhe sami Ghedires.

Nderkohe trajneri i Australise, Piim Verbek, do te kerkoje t’i beje Gjermanise nje surprise te hidhur dhe do t’i besoj dy futbollisteve te tij me te rendesishem Harry Kjuell dhe Tim Kehill, te cilet jane rikuperuar ne nje kohe record per te qene te pranishem ne ndeshjen e pare te Boterorit 2010. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)