06 Janar 2025

Gjendet i varur trajneri i Wellsit, Geri Spid

Wells,  28 nëntor - Një lajm shokues ka tronditur sot Wellsin dhe gjithë botën e futbollit.

Geri Spid, trajner i kombëtares wellsiane dhe një emër i njohur i kësaj loje në Britani dhe Evropë, u gjend papritmas i vdekur.

Ai ishte 42 vjeç dhe një personazh shumë i njohur në Britaninë e Madhe, ku ka luajtur me skuadra si Njukasëll, Everton, Bolton apo Shefild Junajtid.

Lajmi i vdekjes u dha nga Federata e Wellsit, ndërsa ai është gjetur i varur në shtëpinë e tij. Në 20 vjet karrierë si futbollist, Spid fitoi titullin në vitin 1992 me Lids Junajtid në Angli.

Ai regjistron 700 ndeshje mes Premier Ligës e Divizionit të Parë, duke u renditur i treti pas Gigs e Xhejms.

Në vitin 2010 ai u bë trajner i kombëtares së Uellsit, ndërsa mori nga Mbretëresha Elisabeta titullin honorifik Anëtar i Perandorisë. Trupi pajetë i Spid u zbulua në shtëpinë e tij në Alford Road, në Huntigton, pak pas orës 7 të mëngjesit.

Policia po heton, por duket e përjashtuar mundësia që ai të jetë vrarë. Majkëll Ouen, fqinj i Spid, shkruajti në Tuiter: “Nuk mund ta besoj, u takuam dy ditë më parë kur çonim fëmijët në shkollë. Jam i tronditur”.

E ndërkohë, në Uells ka pllakosur zia. Kryeministri Keruin Xhons e quajti këtë “një lajm shokues”. Ndërkohë, Kreg Belami i kërkoi trajnerit të tij të mos luante në ndeshjen Liverpul-Mançester Siti.

Në “Anfield Road”, minuta e heshtjes ka qenë vërtet prekëse, ndërsa në ndeshjen Suonsi-Aston Vila, publiku vetëm ka duartrokitur.

Portieri i Vilës Shei Givën shpërtheu në lot, ndërsa Robert Savejxh, u shpreh i tronditur: “Bota humbi një njeri të madh”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)