Giuseppe Rossi i jep lamtumirën kampionatit Evropian
Madrid, 14 prill - Për Giuseppe Rossin duhet thënë se ky është një ndër sezonet më fatkeq.
Sulmuesi i Villarealit dhe i përfaqësueses Italiane është dëmtuar sërish në gjurin e tij të djathtë dhe sipas mjekëve parashikohet një ndalesë prej 6 muajsh.
Për Rossin bëhet fjalë për dëmtimin e radhës i cili ka nisur që më 26 tetor gjatë sfidës me Realin e Madridit.
Në këtë mënyrë lojtari në fjalë nuk do të jetë prezent për të zhvilluar Evropianin me Italinë e Prandelit.
Për përfaqësuesen italiane duhet thënë se Rossi do të jetë një mungesë tepër e rëndësishme, kjo duke parë se ishin të shumtë ata që besonin tek ky lojtar.