Giroud në bisedime me Bayernin
Munchen, 10 maj - Sulmuesi i skuadrës franceze Monpellier, Oliver Giroud, ka pranuar se është në bisedime me skuadrën gjermane Bayern Munchen për tu transferuar te gjigandi bavarez.
Giroud golashënuesi më i mirë në Ligue 1, shihet si zëvendësim i kroatit Ivica Olic, i cili do ti bashkohet Wolfsburg-ut. 25 vjecari mund të bëhet futbollsti i dytë që do të vishet me fanellën e Bayern Munchen -it, pasiqë kjo skuadër më herët ka nënshkuar me kosovarin e Basel-it, Xherdan Shaqiri.