15 Maj 2024

Gill: United vlen dy miliardë dollarë

Manchester, 27 janar - Sipas shefit ekzekutiv të Manchester United, David Gill, klubi nga Old Trafford peshon hiç më pak se dy miliardë dollarë.

“Mirë, Forbes thotë se ne jemi institucioni sportiv më i vlefshëm në botë…dhe kjo në krahasim me gjigantët tjerë. Këtu përfshij edhe Dallas Cowboys. Është një vlerë prej 2 miliardë dollarësh”.

“Mendoj se ne vlejmë shumë para. Është një brend i madh. Futbolli po zgjerohet. Botërori po zgjerohet, Kampionatet Evropiane po zgjerohen. Liga e Kampionëve po zgjerohet. Liga Premier po zgjerohet dhe kjo është ngritje e sportit. Dhe nëse jemi një prej klubeve lidere, atëherë ne sigurisht se do të përfitojmë shumë”, u shpreh Gill.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)