Gigi Buffon është portieri më i mirë në 25 vjetët e fundit
Torino, 26 janar - Gigi Buffon është portieri më i mirë në 25 vjetët e fundit. Këtë vlerësim e ka dhënë Instituti për Histori dhe Statistika të Futbollit (IFFHS), i cili e ka publikuar të mërkurën renditjen e portierëve më të mirë të çerekshekullit të fundit.
Kjo periudhë i përfshin vitet 1987-2011. Portieri i Juventusit dhe i përfaqësueses italiane ka grumbulluar 226 pikë, ndërsa përkrah tij gjendet spanjolli i Real Madridit, Iker Casillas dhe holandezi i pensionuar, Edwin van der Sar.
Pozita e katërt i takon portierit legjendar të Manchester Unitedit, Peter Schmeichel, kurse i pesti është i papërsëritshmi i Bayern Munichut, Oliver Kahn. Top 10 mbyllet me ish portierin e njohur brazilian Taffarel.
10 portierët më të mirë të 25 vjetëve të fundit:
1. Buffon (Itali) 226 pikë
2. Casillas (Spanja) 213
3. Van der Sar (Holandë) 201
4. Schmeichel (Danimarkë) 179
5. Kahn (Gjermani) 162
6. Cech (Çeki) 154
7. Chilavert (Paraguai) 146
8. Zenga (Itali) 132
9. Zubizarreta (Spanjë) 132
10. Taffarel (Brazil) 130