15 Maj 2024

Giggs votohet më i miri i të gjitha kohërave te United

Manchester, 2 shkurt - Fansat e Manchester United e kanë votuar mesfushorin veteran Ryan Giggs si lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave të klubit.

Sondazhi është realizuar me lexuesit e revistës zyrtare të klubit, Inside United dhe web faqes, ManUtd.com. Pavarësisht të gjitha arritjeve, Giggs thotë se ai ka qenë i befasuar që ka kryesuar në sondazh.

“Duket se e gjitha është në varësi të opinionit dhe çdokush ka mendime të ndryshme, por kur më thanë, sinqerisht nuk munda të besoj, veçanërisht pasi aty ka aq shumë lojtarë të shkëlqyeshëm. Nuk kam përfunduar ende – ndjehem shkëlqyeshëm dhe shpresoj të vazhdoj edhe për një kohë”, ka thënë Giggs.

Top 10-shi më i votuar i lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave të Manchester United:

1) Ryan Giggs
2) Eric Cantona
3) George Best
4) Sir Bobby Charlton
5) Cristiano Ronaldo
6) Paul Scholes
7) David Beckham
8) Roy Keane
9) Peter Schmeichel
10) Wayne Rooney

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)