Getta Beqa sot do të përfaqësoj Kosovën në Spanjë
Madrid, 26 maj - Atletja dhe kampionja botërore e fitnesit, Getta Beqa sot do të përfaqësoj Kosovën në Spanjë.
Ajo do të garoj në kategorinë “Wellness Fitness”, në garat e fitnesit “IFBB ELITE PRO” që do të mbahen në Madrid nesër dhe pasnesër.
Spanja është një nga pesë shtetet e Evropës e cila ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka kundërshtuar haptazi çdo iniciativë të ndërlidhur më Kosovën, madje duke refuzuar edhe viza hyrëse për drejtues të shtetit e sportiest për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare, duket se dikush megjithatë kalon barrierat e tilla. Ndërsa ajo ja ka dalur të pajiset edhe me vizë për të marrë pjesë në këto gara.
Kjo nuk është pjesëmarrja e saj e parë në garat ndërkombëtare të fitnesit që mbahen në Spanjë dhe duket se paraqitja, imazhi e suksesi i saj ndërkombëtar, ka bindur drejtuesit e këtij shteti iberik të lënë menjëanë bindjet e tyre politike karshi Kosovës.
Vitin e kaluar, Getta arriti të dalë e para në kampionatin botëror dhe atë evropian. Suksesi i arritur ka bërë që garuesja Kosovare të merr edhe oferta të ndryshme për të stërvitur sportistë anembanë globit.