Gerrard nuk pendohet që e refuzoi Chelsean
Londër, 8 nëntor - Ikona e Liverpoolit, Steven Gerrard, ka thënë se ai është i lumtur që është kapiten i Liverpoolit, duke u shprehur se ka pasur mundësinë për të kaluar te Chelsea, por të cilën e refuzoi për të qëndruar me The Reds.
Nuk mendoj se sakrifica është fjala më e mirë për të qëndruar te Liverpooli. Të luash për Liverpoolin dhe të jesh kapiten, nuk do ta quaja sakrificë, por do ta quaja përjetimin e një ëndrre.
Natyrisht, kam pasur mundësinë në të kaluarën që të transferohem te Chelsea, por e dua këtë klub, dua që qëndroj këtu dhe të jem i suksesshëm këtu, sepse kur të vie dita, unë e di se kjo do të thotë shumë më shumë për mua, deklaroi Gerrard për The Mirror.