Gerrard një muaj jashtë fushe
Londër, 31 tetor - Liverpooli do të jetë një muaj tjetër pa Steven Gerrard pasi kapiteni është shtruar dje në spital.
The Sun shkruan se Gerrard, i cili sapo është kthyer në fushë pas mungesës disa muajsh, ka marrë një infeksion në gju dhe është duke përdorur antibiotikë.
Në rastin më të keq Gerrard do të mund të mungojë gjatë gjithë muajit nëntor përfshirë ndeshjet e rëndësishme të Liverpoolit kundër Manchester Cityt dhe Chelseat, si dhe dy ndeshjeve miqësore të Anglisë kundër Spanjës dhe Suedisë.