Gerrard mungon ndaj Newcastle
Liverpool, 10 dhjetor - Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, nuk do të luajë ndaj Newcastle United këtë fundjavë, por do të mund të jetë i gatshëm për Fulhamin një javë më pas.
Mesfushori është duke u riaftësuar pas dëmtimit të pësuar në kofshë një muaj më parë në fanellën e kombëtares angleze.
Nuk e di se nga erdhën spekulimet se Gerrard do të jetë i gatshëm për Newcastle. Ne gjithnjë kemi menduar se ai do të jetë në gjendje të luajë ndaj Fulhamit një javë më pas, ndërsa do të ishte shumë herët një rikthim ndaj Newcastle. Ai po përparon, por nuk do të luajë ndaj Newcastle United, theksoi menaxheri Roy Hodgson.