Gerrard, dhurata e Morattit për Mourinhon
Londër, 14 maj - Interi është duke përgatitur një ofertë luksoze për legjendën e Liverpoolit, Steven Gerrad.
The Mirror pohon se gjiganti italian e ka përcaktuar mesfushorin anglez si synimin kryesor për këtë afat kalimtar veror.
Massimo Moratti dëshiron ta mbajë Jose Mourinhon në Meazza dhe për këtë i ka premtuar portugezit lojtarë të mëdhenj gjatë afatit kalimtar veror, në mënyrë që ta bëjë Interin forcën dominuese në Evropë.
Kapiteni i të kuqve nuk është aspak i kënaqur me pronarët e Liverpoolit dhe progresin e skuadrës, gjë që mund të ndikojë në realizimin e planeve të Interit.
Steven Gerrard nuk është emri i vetëm i lakuar në merkaton e Interit. Bacary Sagna është cak tjetër i zikaltërve, në mënyrë që të rinohet krahu i majtë i skuadrës italiane.