Genoa në kërkim të Militos
Milano, 4 mars - Sulmuesi i Interit, Diego Milito, mund të jetë në rrugë drejt largimit nga Meazza, pasi Genoa ka shprehur interesim për ta rikthyer atë në Stadio Comunale Luigi Ferraris.
Milito kaloi sezon të suksesshëm te Genoa gjatë viteve 2008/2009, ndërsa arriti që ta joshë Interin, i cili e transferoi atë.
31 vjeçari shpejt u integrua në skuadrën e drejtuar atëkohë nga Jose Mourinho dhe shënoi golat më të rëndësishëm për skuadrën. Tani sidoqoftë i detyruar nga lëndimet dhe mosha, Milito mund të jetë fare pranë largimit nga Interi.
Nga ana tjetër, agjenti i Diego Militos ka mohuar për mediat italiane që ky transferim është në letra, duke thënë se El Principe do të qëndrojë te Interi.