11 Janar 2025

Gatuso do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Sionit

Sion, 25 shkurt - Genaro Gatuso do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Sionit. Të paktën kjo lihet të kuptohet në komunikatën e lëshuar nga klubi zviceran në përfundim të takimit me Thun, takim që u fitua nga këta të fundit me rezultatin 4-0.

Kjo humbje detyroi drejtuesit e skuadrës të largojnë trajnerin Victor Munoz dhe të vendosin të ardhmen e skuadrës në duart e vetë futbollistëve.

“Humbja ndaj Thun na bëri të vendosim lojtarët përballë përgjegjësisë së tyre. Pra ata do të drejtojnë veten sipas hierarkisë në skuadër, duke nisur nga kapiteni”, thuhet në deklaratën e Sion.

Pas këtij vendimi të klubit, Gatuso do të jetë lojtar-trajner të paktën deri në fund të sezonit.

Gatuso që në janar mbushi 35 vjeç la Milanin në muajt e verës për t’iu bashkuar kampionatit zviceran ku mori dhe shiritin e kapitenit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)