Gattuso merr timonin e Palermos
Romë, 4 qershor - Ish-mesfushori i Përfaqësueses së Italisë, Gennaro Gattuso, pritet të emërohet trajner te skuadra e Palermos, shkruan të hënën "Gazzetta dello Sport".
Bëhet e ditur se Gattuso është pajtuar me kushtet e ofruara nga Palermo dhe gjatë këtyre ditëve pritet zyrtarizimi i tij.
Palermo në edicionin e ri do të bëjë gara në Serie B. "Gjithçka do të qartësohet gjatë këtyre ditëve", ka thënë Gattuso, i cili do të firmosë kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Paga e tij do të jetë 400 mijë euro. Gattuso së fundi ka qenë trajner dhe lojtar i skuadrës zvicerane Sion.