Gattuso kthehet në stërvitje
Milano, 29 shkurt - Gennaro Gattuso sërish iu është bashkuar lojtarëve të Milanit në fushën stërvitore.
34-vjeçari po vuan nga një sëmundje autoimune neuromuskulare e syrit që ia ka pamundësuar të bëjë atë që di më së mirë që nga shtatori i vitit të kaluar.
Ishte një përplasje fatale me bashkëlojtarin e tij Alessandro Nesta në përballjen ndaj Lazios, që për pasojë italiani zhvilloi probleme me shikim.
Është pritur që ai ta braktisë futbollin, mirëpo Rino është i gatshëm të luajë edhe pa para vetëm se ta ndjejë edhe një herë adrenalinën e lojës.