Gattuso do t’i kthehet fushës se blertë
Milano, 24 tetor - Zërat se mesfushori i Milanit, Genaro Gattuso, do t’i jep lamtumirën futbollit për shkak të probleme që ka me sytë, i ka demantuar agjenti i tij, Andrea D’Amiko.
Sipas tij, Gattuso, është duke u përmirësuar dhe se ai shumë shpejt do t’i kthehet fushës se blertë.
“Informacionet që qarkullojnë për Gauttson nuk janë të vërteta. Lojtari është duke u përmirësuar.\"
\"Ai është duke mbajtur një terapi për syrin në mënyrë që të zgjidhe problemin që ka. Përmisimi po ecën mirë, dhe absolutisht ai nuk do t’i jep lamtumirën futbollit. Ai dëshiron që sa më shpejt që është e mundur t’i kthehet terrenit”, ka thënë agjenti i Gattusos.