Gary Neville, trajneri i ri i Valencias
Lajmi u konfirmua nga vetë klubi spanjoll nëpërmjet një komunikate për shtyp.
Ish-futbollisti i Manchester United do të zëvendësojë në pankinën e skuadrës valenciane Nuno Espirito Santo, i cili dha dorëheqjen menjëherë pas humbjes që Valencia pësoi ndaj Sevilla 1-0.
Mësohet se prezantimi i Gary Neville si trajneri i ri i Valencias do të bëhet ditën e enjte, ndërkohë që detyrën do ta marrë të dielën, një ditë pas sfidës së Valencias do të luajë me Barcelonën në Mestalla.
Në këtë ndeshje, në pankinën e Valencias do të jetë trajneri i përkohshëm Voro. Gary Neville do të ketë si asistent në pankinë pikërisht vëllain e tij, Phil që në këtë moment është zëvendësuesi i Voros.
Jam shumë i emocionuar dhe ndihem krenar për mundësinë që mu dha për të drejtuar Valencian. Wshtë një klub i madh, me shumë prestigj dhe e kujtoj mjaft mirë kohën që kam kaluar kur kam qenë pjesë e kësaj skuadre.\"
\"Është një klub që ndjen pasionin dhe besnikërinë e tifozëve të saj. Mezi po pres të nis punën me këtë skuadër që ka në përbërje futbollistë shumë të talentuar, tha Gary Neville.