Garcia në krye të Romës
Romë, 13 qershor - Rudi Garcia caktohet zyrtarisht si trajner i Romës, pasi ka arritur marrëveshje dyvjeçare me klubin.
Tashmë ish-trajneri i Lille është takuar me zyrtarët e klubit nga kryeqyteti i Italisë dhe ka arritur marrëveshje që ti drejtojë verdhekuqte nga sezoni i ardhshëm.
Pasi të zgjidhë çështjen e kontratës me Lille, Garcia do të zyrtarizohet si trajner i Romës.
Besohet se ai do të paguhet 1.5 milion euro për sezon, ndërsa në kontratë e ka opsionin që ta vazhdojë atë edhe për një vit.