24 Dhjetor 2024

Garat e Paragllajdizmit ”Kosova Open” filluan sot në Istog

Prishtinë, 8 shtator - Komuna e Istogut në bashkëpunim me Federatën Aeronautike të Kosovës dhe Aeroklubin “Shkaba” kanë organizuar garat ndërkombëtare të Paragllajdizmit ”Kosova Open” që filluan sot të mbahen në bjeshkët e Istogut në Shymek, rrugës për në Lugë të Butë. Si pjesëmarrës në këto gara, përpos pilotëve nga Kosova, morën pjesë edhe pilot tjerë nga Shqipëria dhe Maqedonia.

Fluturimi  i paragllajdistëve u bë nga pika e Shymekut dhe aterimi i  tyre u bë afër  stadiumit  të qytetit “Demush Mavraj” në Istog.

Në emër të Federatën Aeronautike të Kosovës, foli kryetari i saj Fadil Gërguri ku përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe falënderoj komunën e Istogut për përkrahjen e vazhdueshme që i është ofruar dhe në vazhdimësi po ju ofrohet.

Pjesëmarrësit në këto gara vlerësuan së bjeshkët e Istogut janë ndër pikat më të mira në Kosovë  për  fluturimin e paragllajtistëve si dhe mbajtjen e këtyre garave.

Këto gara do mbahen për dy ditë me radhë nga sot si dhe do përfundojnë të dielën ku edhe zyrtarisht do të bëhet mbyllja e garave ku edhe do të bëhet shpallja e fituesve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)