Galliani: Pato rikthehet shpejt
Milano, 12 shtator - Pas një jave pushimi për shkak të ndeshjeve miqësore dhe eleminatore të kombëtareve, Administratori i Deleguar i Milan, Adriano Galliani është gati për rinisjen e Serisë A, ku ekipi i tij do të presë Atalantën në San Siro ditën e shtunë.
\"Po stërvitemi mirë dhe jemi gati për shtatë ndeshjet që do të luajmë në 21 ditët e ardhshme\", u shpreh numri dy i kuqezinjëve.
Alexandre Pato është gati për tu rikthyer pas dëmtimit disa ditë para fillimit të sezonit: \"Po stërvitet mirë dhe rekuperimi i tij pritet shumë shpejt\", tha Galliani.
Në lidhje me trajnerin Massimiliano Allegri, Galliani u shpreh: \"Marrëdhënia është e qetë. Në fund të fundit kam qenë unë ai që e kam dashur në stolin e Milanit\".