Galliani: Na duhen 100 milionë euro për të arritur Manchesterin
Milano, 12 mars - Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, thotë se ata kanë nevojë për 100 milionë euro shtesë në vit për tu krahasuar me Manchester United.
Rosonerët mbrëmë u mposhtën me rezultat 4-0 nga Manchester United dhe u eliminuan nga Liga e Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 7-2.
Do të më pëlqente ta bëj këtë deklaratë pas një fitoreje dhe jo humbje 4-0. Ne duhet të rinovojmë stadiumet, pasi kjo sjell ndryshime në llojin e fansave si dhe të ardhura. Ne kemi mbetur të njëjtë, derisa çdokush ka ndryshuar.
Nëse Milan do ti kishte 100 milionë euro më shumë, atëherë do të mund të ndërtonte një skuadër të tillë, ka thënë Galliani pas takimit të mbrëmshëm.