Galliani: Milan do të luftojë për titullin
Milano, 27 tetor - Me këtë ekip, Milan ka detyrimin për të luftuar për kampionatin, shprehet administratori i deleguar i Milan, Adriano Galliani.
Ndoshta vuajtëm më shumë seç duhet në fund të ndeshjes. Me një lojtar më shumë, Milan duhet ta kishte kontrolluar më mirë ndeshjen, por mbetet një fitore shumë e rëndësishme, deklaron Galliani në lidhje me fitoren e djeshme të Milan ndaj Napoli.
Milan do të luajë të shtunën kundër Juventus, sfidë në të cilën do të mungojë mesfushori bardhezi Krasiç, i skualifikuar për dy ndeshje pas stimulimit në Bologna.
Nuk është avantazh për Milanin mungesa e Krasiç. Në vend të serbit do të luajë dikush tjetër dhe Juventusi mund të fitojë ndeshjen me një gol të zëvendësuesit të tij, përfundon Galliani.