Galliani: Balotelli si Ronaldinho
Milano, 4 shkurt - Administratori i Deleguar i Milan, Adriano Galliani, i kënaqur nga fitorja e skuadrës së tij kundër Udineses dhe debutimit me dopietë të Mario Balotellit, flet për skuadrën dhe për të ardhmen e trajnerit Massimiliano Allegri.
\"Besoj se ardhja e Balotellit mund të krahasohet me atë të Ronaldinhos, përfshirë dhe shitjen e fanellave.:
\"Them se po të vazhdojmë kështu me bilancin, mund të fitojmë në kampionat dhe në Europë pa bërë blerje të mëdha, por duhet të kemi durim pasi jemi një ekip me sulm shumë të ri.\"
\"Po punojmë shumë, por përpara është një rrugë e gjatë. Allegri? Ka një kontratë me ne dhe nuk e kuptoj pse e lidhin me Romën\", përfundoi Galliani.