Galiani sfidon Inter për Tevez
Milano, 18 nëntor - Ndërkohë që Ariedo Braida po punon në Brazil, Adriano Galliani nuk po humbet rastin të studiojë mundësitë dhe pistat e tjera të merkatos.
Më e nxehta, në këto ditë, mbetet ajo e gjetjes së një sulmuesi për të mbuluar mungesën e gjatë të Antonio Cassanos.
Pikërisht në këto ditë, Administratori i Deleguar i Milanit, ka vendosur të ndriçojë pistën \"Tevez\", i cili është prej kohësh në orbitën e Inter.
Megjithëse, argjentinasi nuk mund të aktivizohet në Champions League, Galiani \" do ta priste me krahët hapur dhe ai do që të përsërisë rastin Robinho: ku në fillim do ta marrë në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit\", shkruan Gazzetta dello Sport, në numrin e sotëm.