Galiani në Spanjë, bisedime për blerjen e Ibrahimoviç
Madrid, 26 gusht - Milano ka nisur operacionin për të veshur me ngjyrat kuqezi Zlatan Ibrahimoviç. Zëvendëspresidenti i skuadrës italiane Adriano Galiani ka udhëtuar sot në Spanjë ku do të takohet me drejtuesit e klubit te Barcelonës për të gjetur formulën e që do të rikthente sulmuesin suedez në Seria A.
Futbollisti u transferua te kampionet spanjolle para dy sezonesh, por forma e tij dhe marrëdhëniet me trajnerin Pep Guardiola nuk kane qene asnjëherë te mira. Mbi keto fakte mediat spanjolle shprehen te sigurta se Ibrahimovic do largohet nga Barcelona, ndërkohe qe ato italiane e bejne shume te vështire transferimin e tij te Milani.
Shkak për këtë janë shifrat qe rrethojnë suedezin: vlera e kartonit jo me pak se 40 milionë euro dhe 10 milionë te tjera qe përfiton futbollisti nga rroga sezonale. Shume për Milanin, qe nuk ka ndërmend te shpenzoje te tilla shuma ne merkato, por Galliani do te prezantohet te presidenti i Barcelones Rosell me disa opsione qe mund ta bindin atë te heqë dore nga sulmuesi.
Milani mbeshtetet te formula e huazimit, duke pranuar te paguaje gjysmen e rroges se futbollistit me opsion blerjen e kartonit te tij ne fund te sezonit. Nje tjeter alternative e italianeve eshte eshte transferimi perfundimitar i Ibrahimovic, por duke vendosur ne tratativa një prej sulmueseve Marco Borriello dhe Klass Jan Huntelar, duke ulur çmimin e kartonit te suedezit. Nese Zlatan Ibrahimovic do te rikthehet ne Seria A, Milani do te ishte skuadra e trete italiane ku do te luante pas Juventus dhe Inter.