Galiani: Jemi duke provuar ta huazojmë Balotellin nga Liverpuli
Milano, 24 gusht - Drejtori ekzekutiv i Milanit, Adriano Galiani, ka thënë se është duke parë ende mundësinë që ta përforcojë ekipin e tij.
Baloteli? Jemi duke provuar ta huazojmë nga Liverpuli, por ende nuk ka asgjë konkrete. Ne e duam Balon, pasi jemi të bindur se ai e ka kuptuar se ne jemi mundësia e fundit për të, u shpreh Galiani.
Ai foli edhe për Ibrahimoviçin, duke e cilësuar thuajse të pamundur. Ibrahimoviç? Është një ëndërr, por shumë e vështirë dhe ka qenë gjithmonë e tillë. PSG nuk e dëshiron largimin e tij. Soriano? Të shtunën kemi bërë një ofertë drejt Sampdorias dhe tani të presim se a do të ndryshojë Sampdoria ide apo jo, ka thënë Galiani kur është pyetur se si po shkon sezoni i transferimeve.
Ai ka komentuar edhe humbjen e Juventusit. Humbja e Juventusit është padyshim një surprizë, unë nuk e mbaj mend se kur ishte hera e fundit që ata kanë humbur në shtëpi, por futbolli është i tillë, u shpreh Galiani.