Galiani: Ibrahimoviç nuk mund të rikthehet te Milani
Milano, 6 mars - Zërat e fundit që vijnë nga Franca rreth një hipoteze për kthimin e Zlatan Ibrahimoviç te Milani në sezonin e ardhshëm, duket se nuk ndikojnë mbi Adriano Galianin i cili me humor i ka dhënë fund këtyre spekulimeve.
Ai e do Milanin por më duket se nuk më do më mua. Ndaj nuk e kam dëgjuar më që në momentin kur u largua nga këtu, ishte komenti ironik i administratorit të Milanit.
Skuadra do të jetë kjo këtu edhe në sezonin ardhshëm. Edhe me Pacinin, që ka bërë gjithmonë gola dhe jemi të kënaqurpasi ai është shumë i nevojshëm për skuadrën. Kur morëm Balotelin i telefonova më parë dhe mora leje nga ai, pasi ka një kontratë me ne edhe për sezoni e ardhshëm ndaj nuk deshëm probleme, vijoi me humor Galiani.
Ndërsa në lidhje me Alegrin numri 2 i skuadrës së Milanit thekson se: Ka një kontratë edhe për vitin e ardhshëm me ne. Ai ka të gjitha cilësitë për të qenë trajner i Milanit dhe po e tregon me lojen që Milan po shfaqë sidomos në këto javet e fundit. Ai është një trajner shumë i aftë dhe meriton të respektohet për punën e bërë.
Në fund të intervistes Galianit iu kërkua një mendim për përformancen e Totit. Ai është një Monstruoz. Kur ishte i ri ishte shumë afër Milanit, por më afër se ai ishte Ksavi. Unë negociova me babain e tij, por nuk kuptova asgjë, pasi në fakt duhej të kisha negociuar me mamanë e tij, ishte komenti i administratorit të Milanit që duket se ka gjetur përsëri buzëqeshjen që nga momenti kur kuqezinjtë janë kthyer në vendin e tretë në renditje.