Galatasaray shkarkon Hamzaoglun
Ankara, 19 nëntor - Hamza Hamzaoglu është shkarkuar nga posti i trajnerit në ekipin e Galatasarayt.
Galatasaray ka shkarkuar trajnerin Hamza Hamzaoglu, edhe pse e udhëhoqi ekipin drejt triumfit të dyfishtë në edicionin e kaluar.
Hamzaoglu zëvendësoi Cesare Prandellin në nëntor 2014, fillimisht deri në fund të sezonit, përcjell Lajmi.net.
Por, ish asistenti i selektorit të Turqisë u shpërblye me kontratë afatgjate pasi triumfoi në ligë dhe në Kupë.
Ai po ashtu udhëhoqi ekipin drejt triumfit në Superkupën e Turqisë, në fillim të këtij sezoni.
Por, ai u shkarkua pasi Galatasaray gjendet në pozitën e tretë në ligën turke, pesë pikë më pak se lideri Besiktas..