Galatasaray në bisedime me Chelsean për John Obi Mike
Stamboll, 3 korrik - Galatasaray është në bisedime me Chelsean për transferimin e John Obi Mikel.
Jose Mourinho është i interesuar që ta ndryshojë skuadrën, ashtu që nigeriani është njëri nga ata që mund të shiten.
Jemi të interesuar për Mikel dhe negociatat janë duke u zhvilluar, ka thënë presidenti i klubit turk, Unal Aysal, përSabah.
Për zëvendësimin e tij, Blutë mendojnë për mesfushorin e Romës, Daniele de Rossi dhe të riun e Vitesses, Marco van Ginkel.