Galatasaray kampione e Turqisë për herë të 21-të
Ankara, 20 maj - Galatasaray arriti të fitojë titullin e kampionit të Super Ligës Turke, e cila më parë quhej Liga e Parë e Futbollit të Turqisë.
Në ndeshjen e javës së fundit të Super Ligës Spor Toto 2017-2018, Galatasaray ishte mysafir i ekipit Goztepe.
Me fitoren me rezultatin prej 1-0 Galatasaray arriti të fitojë titullin e 21-të të kampionit të Super Ligës Turke.
Pas Galatasaray-it, i cili mbylli sezonin me 75 pikë, në vendin e dytë u radhit Fenerbahçe me 72 pikë, në vendin e tretë Medipol Basaksehir ndërsa në të katërtin fituesi i dy titujve të fundit të kampionit Besiktas.