Galatasaray dhe PSG afër marrëveshjes për Icardin
Paris, 9 korrik - Galatasaray është afër marrëveshjes me Paris Saint German (PSG) për Mauro Icardi. Sulmuesi argjentinas sezonin e fundit luajti tek gjiganti turk në formë huazimi nga PSG-ja.
Sipas “L'Équipe”, Galatasaray dhe PSG tashmë marrëveshja është shumë afër dhe se shumë shpejtë pritet të zyrtarizohet transferimi i Icardit tek kampionët e Turqisë.
Madje, siç raportohet, sulmuesi argjentinas tashmë ka pranuar kushtet personale të kontratës. Shuma e transferimit kap shifrën 10 milionë euro.
“Marrëveshja mes Galatasarayt dhe PSG-së për Mauro Icardin është në rrugën e duhur. Icardi ka pranuar ofertën e Galatasarayt. Shuma e transferimit është rreth 10 milionë euro”, shkruan “L’Equipe”.
Kujtojmë se ish-sulmuesi i Interit dhe PSG-së, në sezonin e fundit ka dhënë kontribut të madh tek Galatasaray duke fituar titullin e kamponit në Turqi.