"Galaktika" madrilene eklipson Barcelonën
Barcelonë, 3 prill - Në ditën kur duhej të konfirmohej hegjemonia e Barelonës, Reali eklipson \"Kamp Noun\" me një fitore spektakolare.
1-2 fituan madrilenët, edhe pse 10 minutat e fundit i luajtën me 10 futbollistë, por edhe me një gol të rregull të Bale që arbitri e anuloi në mënyrë të çuditshme.
Filloi me një homazh për Cruyff takimi në \"Kamp Nou\" dhe në pak sekonda të besuarit e Luis Enrique rrëmbyen topin duke bërë një pafundësi veprimesh të shkëlqyera, ndërsa madrilenet nuk mund të bënin tjetër veçse ndërhyrje të parregullta.
Pas minutës së \'15, Reali hyri në lojë dhe agresivitetin e ktheu në një klas të lartë ku u pa për herë të parë një mesfushë e shkëlqyer, me Casemiro, Modroc e Kroos. Barca pati në dominim të madh në kontrollin e topit, por pak gjuajtje në portë, ndërsa kundërshtarët madrilenë ishin më konkretë në veprimet e tyre sulmuese.
Edhe filimi i pjesës së dytë ishte një aventurë katalanase me qarkullim të gjatë të topit, por Reali luajti me cinizëm, me një presing të lartë dhe kundërsulm vrastar. Barca gjithësesi e nxorri me dhunë golin, kur pas një serie të njëpasnjëshme goditjesh këndi, Pique e hipnotizoi Pepen dhe mposhti madrilenët në minutën e \'56.
Reali u kthye shpejt në lojë, duke provuar disa herë portën. Në një kundërsulm nga e djathta, krosimi i Kroos u kthye në asist për Benzema, që në gjysmë rrofishatë barazoi golat.
Nga ky moment loja foli për Realin, edhe pse Luis Enrique përfprcoi sulmin me Arda Turan. Në një tjëtër aksion të shpejtë, Reali dyfishoi në minutën e \'80, por për arbitrin goli i Bale ishte i parregullt.
Në aksionin pasardhës, Real humbi Sergio Ramos, që pas kartonit të dytë të verdhë la lojën para kohe. Por kjo nuk ndikoi, pasi kundërsulm madrilen ishte i frikshëm.
Jese, që mori vendin e Benzema, nisi mirë në të majtë Bale, krosimi i tij përfundoi nën kontrollin e Ronaldos, që e çoi Topin në rrjetë.
Reali pas kësaj fitoreje mbetet në vendin e tretë, shumë larg pretendimeve për ta përmbysur sezonin. Kjo është fitorja e parë e Zidane në një klasike, ndërkohë që si rrallë herë Messi u duk krejt i fshehur mes mbrojtësve të Realit.