Gabriel Milito nuk do të largohet nga Camp Nou
Barcelonë, 18 janar - Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta, ka deklaruar se Gabriel Milito nuk do të largohet nga Camp Nou në janar.
Qendërmbrojtësi argjentinas ka kërkuar nga klubi që ta huazojë te ndonjë skuadër ku do të luajë më shumë, ndërsa Genoa, Napoli dhe Malaga kanë shprehur interesim për shërbimet e 30-vjeçarit.
Mirëpo, Zubizarreta thotë se Milito ka ndërruar mendje dhe dëshiron të qëndrojë te lideri i La Ligas.
Ai do të qëndrojë. Ai na ka thënë se ka menduar dhe nuk do të largohet. Ne jemi shumë të lumtur, sepse opsioni ynë i preferuar ishte që ta mbanim në skuadër, ka thënë Zubizarreta për faqen zyrtare të Barcës.