Futbollisti në Rusi goditet nga rrufeja gjatë stërvitjes në fushë
Moskë, 7 korrik - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Rusi pasi futbollisti Ivan Zaborovskiy, gjatë një seance stërvitore me ekipin e tij, Znamya Truda, është goditur nga rrufeja dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Vetë klubi rus, njofton se portieri i tretë i skuadrës është nën kujdesin intensiv të mjekëve dhe se shpresojnë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt.
Ndërkohë që ditën e sotme është publikuar një video dhe shikohet momenti që rrufeja e ka goditur 16-vjeçarin, i cili është në gjendje kome.
Të gjithë i kanë shprehur mbështetjen dhe përkrahjen familjes dhe shpresojnë që kjo ngjarje e rëndë të mbyllet me një fund të lumtur.