Futbollisti më i pasur në botë është Faik Bolkiah
Londër, 8 janar - Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, dy lojtarët që kanë dominuar futbollin botëror në 10 vitet e fundit, nuk janë më të pasurit e këtij sporti, pavarësisht fitimeve stratosferike.
Në fakt, futbollisti më i pasur në botë është një 19-vjeçar anonim që luan me Leicester City. Faik Bolkiah, me 20 miliardë dollarë, ka një pasuri që nuk krahasohet me askënd tjetër.
Pasuria e tij e madhe ka lidhje me faktin se i riu është nipi i Sulltanit të Bruneit, Hasanal Bolkiah.
19-vjeçari, edhe pse ende nuk ka bërë diçka për t’u shënuar në karrierën e tij, bën një jetë luksoze, duke jetuar në mansion së bashku me tigrin e tij.