Futbollistët pësuan goditje elektrike, jashtë rrezikut për jetë
Zagreb, 4 prill - Pesë futbollistët të skuadrës së Neretvanac nga Opuzeni kanë pësuar një goditje elektrike në kohën kur po bënin dush pas mbylljes së ndeshjes me skuadrën e Jadran nga Kashtellani (Kroaci).
Dy prej tyre kanë pësuar dëmtime serioze dhe janë transferuar në spital për kurim në spitalin e Splitit, ka bërë të ditur policia kroate.
Sipas asaj që bën të ditur gazeta Sllobodna Dallmacia, të dy futbollistët janë jashtë rrezikut për jetë. Lëndime më të rënda kanë pësuar dy futbollistët e moshës 18-19 vjet.
Ndeshja mes skuadrës së Jug dhe Neretvanac u zhvillua të shtunën në kuadër të Ligës së tretë kroate.