22 Prill 2025

Futbolli spanjoll në krizë financiare

Madrid, 22 qershor - Futbolli spanjoll është pranë falimentimit, pasi që borxhi i përgjithshëm i skuadrave prek shifrën e 400 miliard eurosh, ndërsa me borxhe po përballen edhe më shumë se 300 futbollistëve që luajnë në Primera dhe Segunda Division, pohon Marca.

Kështu kriza financiare nuk ka goditur vetëm futbollin spanjoll, në të cilën 21 skuadra janë pranë falimentimit, por edhe shumë sporte të tjera spanjoll.

\"Situata është aq serioze, ashtu që greva e futbollistëve është realitet\", shkruan Marca, duke shtuar se shumë skuadra të Ligës së Dytë spanjolle e kanë të patjetërsueshme të transferohen një rang më poshtë, pasi nuk kanë mundësi të shlyejnë borxhet ndaj futbollistëve.

Sipas Marca-s edhe sportet e tjera janë të goditura me këtë krizë e veçanërisht basketbollit dhe më pas edhe disa sporte të tjera individuale, ndër të cilat dominon çiklizmi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)