Fulham kërkon Berishën
Londër, 25 mars - Skuadra angleze, Fulham ka shprehur interesin ndaj portierit kosovar Etrit Berisha.
Në një prononcim për Express, Arben Kasolli, trajner i portierëve në Holandë ka konfirmuar interesin e ekipit londinez.
Fulham e kërkon patjetër Berishën. Edhe në ndeshjen e fundit kanë qenë shumë të kënaqur me lojën e tij. Berisha mbetet akoma numër një ndër synimet e klubit të Fulhamit, ka thënë Kasolli, i cili është i afërt me Jolin.
Kasolli, i cili nga duart e tij ka nxjerrë shumë portierë për skuadrat e mëdha holandeze, thotë se Berisha është portier talent dhe në Premierligë do jetë një nga pikat kryesore për çdo klub.